Mosak dhe Foneska nga skandali “Panama Papers” arrestohen në Panama

Partnerët kryesor “Mosak Fineska”, kompania avokate e skandalit “Dokumentet nga Panama” ose “Panama Papers” sot janë arrestuar, njoftojnë mediat botërore. Arrestimi i Ramon Foneska Mora dhe Jugen Mosak vjen vetëm disa orë pasi që autoritetet e Panamasë e kanë akuzuar për përzierje në skandal të madh korrupsioni në Brazil, njofton Portalb.

Nga zyrat e prokurorëve publik, të dy janë dërguar në paraburgim, njoftoi avokati i Foneskas, Elijas Solano.

Të mërkurën policia e Panamas i ka kontrolluar zyrat e Mosak Foneskas , për shkak të akuzave se kryetari Foneska ka pranuar korrupsion për t’i larë parat të cilët janë pjesë e aferës së madhe të korrupsionit me gjigandët brazilian të ndërtimtarisë “Odebrext”.

Kompania në fjalë në deklaratën e fundit ka marrë marrëveshje me vlerë prej gjysmë miliard dollarë nga Qeveria e Panmas. Në dhjetor të vitit të kaluar, ndërmarrja patjetër e ka pasur që të paguajë 3.5 miliard dollarë dënim pasi që ka pranuar se ka pranuar ryshfet nga 12 shtete për të fituar marrëveshje nga Qeveritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button