PDSH-ja të shtunën mban Kuvendin Qendror, do të vendos për datën e Kongresit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, të shtunën në mesditë në Tetovë, njofton alsat, përcjell Portalb.mk.

Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së.

Pas diskutimit të raportit dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njëjti, do të merret vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Nga kjo parti zyrtarisht nuk japin emra të kandidatëve të cilët garojnë për ti zënë vendin Menduh Thaçit, i cili tashmë një muaj ka ofruar dorëheqjen. Por nuk përjashtohet mundësia që ky i fundit të mbetet akoma lider i partisë. Në PDSH thonë se për gjithçka do të vendoset në Kongres.

Dy muaj pasi ofroi dorëheqjen nga kreu i partisë Menduh Thaçi u shfaq në opinion në takimin e mbrëmshëm me komisionarin Johanes Han, por kësaj radhe më tjetër ambicie, për tu bërë kryeministër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button