Han: Për qeverinë duhet vendim cilësor dhe jo i shpejtuar

Johanes Han, pas takimeve me krerët politik të Maqedonisë, ka thënë se më rëndësi është të respektohet marrëveshja e Përzhinos dhe të krijohet një qeveri cilësore, njofton Portalb.mk.

“Duhet përkushtim dhe punë konkrete në kontekst të perspektivës evropiane të Maqedonisë. Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që t’i ndihmojë lidershipit dhe shtetit të Maqedonisë. Për formimin e qeverisë duhet të dihet se bëhet fjalë për një vendim cilësor dhe jo të shpejtë, dhe se partitë politike duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike dhe të përpilojnë program të bazuar në marrëveshjen e Përzhinos, duke treguar përkushtim ndaj perspektivave evropiane. Nëse kjo ndodh, ka një ardhmëri për Maqedoninë”, tha Johanes Han.

Ai gjithashtu, njoftoi se ka ftuar edhe Ivanovin për ta shoqëruar gjatë ndarjes së veturave për Ministrinë për Punë të Brendshme dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza, por që i njëjti nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

“Unë e ftova Gjorge Ivanov që të vijë në takimin që tregon bashkëpunimin dhe lidhjen e ngushtë të Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, u shpreh Johanes Han gjatë fjalimit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button