Mogherini, Tillerson diskutojnë për Rusinë, Iranin, Ukrainën në takimin e parë

Shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kanë biseduar rreth terrorizmit, Rusisë, marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Ukrainës, gjatë takimit të tyre të parë, njofton BE-ja, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Mogherini do të qëndrojë edhe sot në Uashington, vizita e parë kjo prejse është inauguruar presidenti Donald Trump, duke takuar përpos Tillersonit, edhe Michael Flyn, këshilltarin e Trumpit për siguri kombëtare.

Mogherini ka thënë se ajo dhe Tillersoni kanë pasur shkëmbim të hapur të shumë çështjeve, përfshirë marrëdhëniet trans-atlantike, sfidën e përbashkët kundër terrorizmit, punën e përbashkët për të fuqizuar mbrojtjen e Evropës, marrëdhëniet me Rusinë, marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe shumë kriza, nga Ukraina në Siri, ka thënë ajo.

Nuk janë dhënë detaje tjera të takimit.

Mogherini ka ndihmuar gjatë negociatave të vitit 2015 për arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin të cilin Donald Trump e ka quajtur “të tmerrshme”.

Trump ka shprehur gatishmëri për të punuar më për së afërmi me Rusinë, një qëndrim që ka habitur jo pak aleat evropian, derisa Tillerson ka pasur lidhje të rëndësishme biznesi në Rusi, gjatë kohës sa ishte shef ekzekutiv i kompanisë, Exxon Mobil. Por, gjatë seancës dëgjimore në Senat për konfirmimin e tij si Sekretar Shtetit, ai e ka quajtur Rusinë, “lojtar të keq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button