Gjuriqi fyen luftëtarët e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me vendimin e ri të gjykatës franceze në rastin e Ramush Haradinajt, shkruan B92.

Gjuriq, ka thënë se Serbia ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm në Francë, transmeton Telegrafi.

“Besojmë se krimi duhet të ketë emër dhe mbiemër; kriminelët duhet të japin llogari. Është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Prokuroria dhe organet e gjyqësorit për vite të tëra kanë grumbulluar dokumente. Tribunali i Hagës në mënyrë skandaloze kishte liruar disa kriminelë, por duke u bazuar në punën e organeve gjyqësore serbe ata i posedojnë të gjitha faktet”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button