Daçiq nuk kërkon falje për “çështjen e emrit”: Sillemi me Maqedoninë, sikur sillen ata me ne

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq hedh poshtë mundësinë e kërkim faljes për Maqedoninë, pas polemikave me Shkupin zyrtar rreth njohjes së emrit kushtetues të Maqedonisë. Daçiq ka thënë madje se serbët “janë budalla” pse e njohën “Republikën e Maqedonisë” dhe ngatërruan raportet me Greqinë, kurse Shkupi zyrtar i shkon për shtati tërë kohën Kosovës, për të cilën Serbia ka pretendime territoriale!

“Sic e dini, ne [v.j. Serbia] e kemi njohur atë, sipas emërtimit, Republika e Maqedonisë. Ndërsa a ishte Maqedonia, korrekte në raport me ne, kjo është çështje e raporteve tona bilaterale. Edhe unë qartë e kam thënë, isha konkret dhe i qartë: do të sillemi me Maqedoninë, ashtu siç sillet Maqedonia me ne“, tha Daçiq për TV21.

Polemikat mes Beogradit dhe Shkupit zyrtar, janë ngjall pas votës që Maqedonia e dha pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë më 2 janar se Beogradi nuk do t’ia bëntë këtë gjë Shkupit, në një kontest ndërkombëtar, por do t’ia mbante anën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button