Lëndimi pamundëson Imerin të jetë pjesë e reprezentacionit

Sulmuesi i krahut i KF Shkëndija, Demir Imeri ka marrë ftesë për t’iu bashkuar kombëtares U -20 të Maqedonisë për miqësoren me Bullgarinë.

Për fat të keq kërçovari nuk do të mund t’i përgjigjet pozitivsht kësaj ftese të seleksionuesit të kombëtares U-20, Alekso Mackov, si pasojë e lëndimit që tani më një kohë e len jashtë fushës. Imeri u dëmtua në takimin e xhiros së 22-të me Renovën, kur lëshoi lojën pas vetëm 17-të minutave lojë.

Kjo e ka lënë ‘Demushin’ jashtë përballjeve me Vardarin, Rabotniçkin dhe Horizontin, ndërsa gjithashtu nuk do të jetë në gjendje për të luajtur edhe për ekipin kombëtar të Maqedonisë. Ai vazhdon rikuperimin dhe besohet të jetë i gatshëm për sfidën e xhiros së 26-të me Bregallnicën në Tetovë.

Përballja miqësore e kombëtareve U-20 ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë do të luhet më 2 prill në Bllagoevgrad, me fillim në orën 13:00 sipas kohës lokale në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button