Berati i 2, Ohri i 28, këto janë 30 vendet më të bukura të botës (FOTO)
Prestigjozja britanike “The Telegraph” ka përpiluar një listë me 30 qytezat më të bukura në Europë. Qytezat janë zgjedhur nga Shoqata e Agjentëve të Udhëtimit (ATA). Pjesë e kësaj zgjedhjeje, madje i dyti në listë është edhe qyteti i 1001 dritareve, Berati.
“Mangalemi, qyteza e vjetër e Beratit, shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s. Në kohët mesjetare ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, gjë që e dëshmon edhe kalaja e saj,” shkruan Telegraph në përshkrimin e Beratit.
Më poshtë jepen edhe 29 qytezat e tjera që prestigjiozja angleze ka futur në listë:
1 – Kilkeny, Irlandë
2 – Berati, Shqipëri
3 – Civita di Bagnoregio, Itali
4 – Procida, Itali
5 – Conwy, Uells
6 – Lech, Austri
7 – Hindeloopen, Hollandë
8 – Lefkara, Qipro
9 – Rovinj, Kroaci
10 – Soglio, Zvicër
11 – Visby, Suedi
12 – Setenil de las Bodegas, Spanjë
13 – Piran, Sloveni
14 – Vlkolinec, Slovaki
15 – Marianske-Lazne, Çeki
16 – Quedlinburg, Gjermani
17 – Bernkastel-Kues,Gjermani
18 – Golyazi, Turqi
19 – Reine, Norvegji
20 – Sopron, Hungari
21 – Koprivshtitsa, Bulgari
22 – Porvoo, Finland
23 – Saint-Cirq-Lapopie, France
24 – Riquewihr, France
25 – Sint-Martens-Latem, Belgjikë
26 – Zalipie, Poloni
27 – Monsanto, Portugali
28 – Ohrid, Maqedonia
29 – Kotor, Mal i Zi
30 – Gura Humorului, Rumani