Tenton t’ia vë flakën vetes përpara Qabes, por kapet nga policia saudite (Video)

 

Një burrë u përpoq t’i vinte flakën vetes përpara Qabesë, vendit të shenjtë për myslimanët, veprim të cilin e ka parandaluar policia e Arabisë Saudite. Kryeshefi i policisë, Sameh Al-Silmi, i ka hedhur poshtë të gjitha informatat e shpërndara nëpër media se personi në fjalë ka dashur t’ia vë flakën Qabes, njofton Portalb.

Siç shkruan “Al Arabia“,  ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.11, sipas kohës lokale.

Në internet u shfaq videoja që thuhet se një turmë të madhe njerëzish në afërsi të vendit të shenjtë myslimanë që pretendohet se tregon njeriun i cili u përpoq për t’i vë zjarrin vetes përpara Qabes.

Një dëshmitar okular ka thënë për mediat saudite se ai kishte parë një njeri që e kishte spërkatur leckën me benzinë i cili e kishte ftuar policinë dhe ata kishin reaguar menjëherë.

Ende nuk dihet se çfarë e shtyri këtë njeri të bënte një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button