Shilegov: Vazhdojnë konsultimet brendapartike për bisedime me BDI-në

Të pyetur nga gazetarët se a është realizuar takim ndërmjet partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM-së) me Lëvizjen Besa dhe Bashkimin Demokratik për Integrim, nga LSDM-ja njoftojnë se gjatë ditës së sotme nuk është realizuar takim me asnjë parti, dhe se takimet janë të nivelit brendapartiak, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së sotme nuk kemi pasur takime me përfaqësues të Lëvizjes Besa dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, por takime janë realizuar vetëm brenda partisë”, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Ndryshe, Shilegov thotë se me anë të vizitës së Johanes Han do të vërtetohet kredibiliteti i zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe i votës së qytetarëve të Maqedonisë.

“Nga takimi i Johanes Han presim që vetëm të vërtetohet se Republika e Maqedonisë në zgjedhjet kredibile te mbajtura më 11 dhjetor ka votuar për ndryshim të pushtetit dhe për formim të Qeverisë politike e cila do të sjellë ndryshime të nevojshme”, tha Petre Shilegov.

LEXO: Sheqerinska: Jemi larg debatit me BDI për çështje specifike dhe ndarje të resorëve

LEXO: Arifi: Kemi pasur takim konstruktiv me LSDM-në (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button