Kuçi: Masat për kursimin e energjisë kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot zhvilloi një konferencë për shtyp ku prezantoi Programin e kompensimit të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellorë nëpër amvisëri, si dhe për kompensimin e blerjes dhe montimit të dritareve PVC apo të aluminit për amvisëritë për vitin 2017.

Përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të saj është prioriteti ynë kryesorë, tha ministri Kuçi, duke shtuar se ky prioritet zbatohet edhe në Sektorin energjetik me anë të politikave që mundësojnë promovimin e energjisë së rinovueshme, si dhe promovimin e efikasitetit energjetik, nga i cili përfitojmë të gjithë ne. Me këto masa, shtoi Kuçi, ne angazhohemi  në fushatën globale për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe në nevojën për të siguruar diversitet më të madh burimesh në furnizimin me energji.

‘Këtë vit, për herë të parë zbatojmë një masë të re stimuluese e cila ka të bëjë me kompensimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC dhe të aluminit. Për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2017-të është siguruar një fond 20 milion denarëve. Me këtë masë stimuluese do të kompensohet apo subvencionohet 50 për qind e shpenzimeve të bëra nga familjet,  por jo më shumë se 500 euro në kundërvlerë në denarë.  Ndarja e mjeteve financiare do të bëhet sipas principit “i pari vjen-i pari shërbehesh”, deklaroi Ministri Driton Kuçi.

Kuçi informoi edhe për masat stimuluese që lidhen Programin për kompensimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellorë nëpër amvisëri, të cili program e zhvillojmë që nga viti 2007 e deri më sot, dhe me të cilin është arritur sukses i madh.

‘Për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2017, në bazë të interesit të rritur, kemi rritur edhe buxhetin  për subvencionim nga 6 milion sa kemi ndarë deri tani, në 16 milionë denarë, pra gati trefish më shumë. Me këtë masë do të kthejmë një pjesë të shpenzimeve, apo 30% të investimeve totale, por jo më shumë se 300 euro për familje. Ushtrimi i të drejtës së kompensimit për këtë masë është përmes tërheqjes publike,  që do të mbahet më 22 shtator të këtij viti’, informoi ministri Kuçi.

Ministri Kuçi tha se qëllimi i zbatimit të këtyre masave stimuluese, është nxitja e pjesëmarrjes më të madhe të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, promovimi i  efikasitetit energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, duke marrë parasysh të gjitha angazhimet e ndërmarra nga Republika e Maqedonisë, si një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button