Nuk ka dëshmi për fushatën e Putinit, sipas shërbimeve sekrete gjermane

Shërbimet gjermane të zbulimit nuk gjetën dëshmi se Rusia zhvillon  fushatë për dezinformim kundër Qeverisë gjermane, shkruan gazeta gjermane “Zidojçe Cajtung”.

Sipas shkrimeve të gazetës, ky është konkluzion deri te i cili kanë arritur ekspertët e Shërbimit federal për zbulim (BND) dhe shërbimi për kundërzbulim (BfV) pas hetimit, i cili zgjati pothuaj një vit.

“Nuk gjetëm dëshmi”, deklaroi një burim i Qeverisë gjermane për “Zidojçe Cajtung”.

Hetimi është zhvilluar sipas instruksioneve të Qeverisë gjermane. Kabineti i kancelares megjithatë u urdhëroi shërbimeve sekrete të vazhdojnë me hetimin me qëllim që të zbulohet tentimi potencial të ndikohet ndaj situatës politike në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button