Berlin: Pa FMN-në progranmi për ndihmë financiare për Greqinë është i vdekur

Ministria gjermane e Financave shpreson se do të gjindet zgjidhje për pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në programin për shpëtim të Greqisë, sepse në të kundërtën ai do të përfundojë.

“Ministri i Financave Volfgang Shojble, tanimë qartë tha se në qoftë se FMN-ja nuk merr pjesë në ndihmën për Greqinë atëherë programi ka përfunduar”, u përgjigj sot zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave Jerg Vajsberger, në konferencë për shtyp, në pyetjen se çfarë zgjidhje pret nga këshilli ekzekutiv i FMN-ë lidhur me ndihmën për Greqinë”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Gjermania kërkon që FMN-ja të merr pjesë në pagesën e transhesë së tretë të holla që Greqia duhet t’i marrë gjatë tetë muajve të ardhshëm, por kundërshton që Athina të marrë shlyerje të konsiderueshme të borxhit, për të cilën insiston Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ulja e borxhit të Greqisë, sipas Berlinit, është e mundur vetëm në qoftë se Greqia i zbaton tërësisht reformat e gjëra dhe e mban suficitin buxhetor prej 3,5 për qind të paktën pesë vite pas përfundimit të programit për ndihmë, në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button