Vdes vogëlushi në shkollën fillore, u mbyt gjatë pushimit
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/11/femije-ne-shkolle.jpg?fit=537%2C402&ssl=1)
Një 5-vjeçar është mbytur gjatë pushimit të drekës në shkollën fillore të Analby, në Hull, shkruan tvklan, përcjell Portalb.mk.
Nxënësi, emri i të cilit është bërë i ditur, besohet se ka pasur edhe vështirësi në frymëmarrje pasi hëngri drekën e tij.
Atë e dërguan menjëherë në spital por nuk mundi të shpëtonte.
“E gjithë shkolla është prekur nga kjo ndodhi dhe të gjitha lutjet tona shkojnë me familjen e vogëlushit,” u shpreh Gareth May, drejtor i shkollës.
Pritet të ndërmerret një hetim për mbytjen e vogëlushit në Gjykatën e Hull.