Netanyahu thirrje për unitet ndërkombëtar kundër Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka apeluar për unitet ndërkombëtar kundër Iranit, si kundërpërgjigje ndaj testit të këtij të fundit për efektshmërinë e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj të vë në dukje nevojën për një front të përbashkët diplomatik kundër agresionit iranian i cili është intensifikuar në ditët e kaluara”, tha Netahayu.

Komentet e tij u bënë në prag të vizitës në Londër, ku do të takohet me kryeministren britanike Tereza May, në mënyrë që siç tha ai, “të thellojë lidhjet diplomatike, ato të sigurisë, ekonomisë dhe lidhjet teknologjike”.

Mes Iranit dhe Izraeli ka një armiqësi të theksuar. Netanyahu kundërshton ashpër marrëveshjen për bërthamor të arritur në vitin 2015 mes gjashtë super fuqive dhe Iranit, e cila rezultoi me heqjen e sanksioneve në këmbim të programit bërthamor të Iranit. Siç tha ai, marrëveshja nuk do të kufizojë mjaftueshëm aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Pas testimit të raketës balistike reagoi presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha të enjten se “në tavolinë janë të shtruara të gjitha opsionet kundër Teheranit”.

Administrata e presidentit amerikan deklaroi të mërkurën se testet raketore të Iranit përbëjnë një kërcënim për rajonin, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button