Ndotja e ajrit, 25 herë më e lartë se niveli i lejuar

Për rreth tre javë qytetarët e Shkupit thithin ajër shumë të ndotur. Thuajse në të gjitha pjesët e qytetit edhe sot ndotja është për dhjetë herë më e lartë se niveli i lejuar. Shumë banorë të kryeqytetit shpëtim nga ndotja kërkojnë në malin Vodno. Ata janë të revoltuar nga moskujdesi i autoriteteve për shëndetin e qytetarëve dhe nga neglizhenca e institucioneve në përballjen me këtë problem, transmeton Alsat-M.

Derisa qytetarët kërkojnë shpëtim nga ajri i ndotur, institucionet kompetente në vend se ta zgjidhin problemin, kompetencat dhe fajin e hedhin nga njëri në institucionin tjetër. Për qeverinë masat që i dorëzoi ministri i Ambientit Bashkim Ahmeti, nuk janë prioritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button