Të pathënat për derbin italian Juventus-Inter, ja cili do jetë formacioni i sotëm

Në kuadër të javës së XXIII-të të Serie A, ndeshja e fundit do të jetë derbi Juventus-Inter. Juventusi pret ndeshjen i qetë për shkak komoditetit që ka krijuar në pozitën e parë të tabelës, në krahasim me ndjekësit e tij. Interi me këmbëngulësi do të tenton të merrë pikët maksimale nga kjo ndeshje, pikë tepër të nevojshëm për rrugëtimin e tij drejt sigurimit të vendit të tretë, vend që mundëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve, njofton Portalb.mk.

Interi gjithashtu vjen nga një formë e mirë nga pesë ndeshjet e fundit me katër fitore dhe një humbje, statistika të njëjta sikurse edhe për Juventusin.

Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe luhet në “Juventus Stadium” të Torinos, nën referimin e Nicola Rizzolit. Sipas të gjitha mundësive, nga radhët e Juventusit nuk do të jenë të gatshëm Barzagli, Marchisio, Lemina dhe Mandragora, kurse nga radhët e Interit pritet të mungon vetëm Radu. Mandragora sipas gjendjes së fundit në kamp, ka mundësi të mëdha të jetë gati pas lëndimit, ndërsa Hernanes pritet të mungon si rezultat i mundësisë për transferim të mundshëm në Kinë.

Të ftuarit e trajnerit të Interit, Stefano Pioli janë: portierët Handanovic, Carrizo, Berni, mbrojtësit Andreolli, Ansaldi, Medel, Santon, Murillo, Miranda, D’Ambrosio, Nagatomo, mesfushorët Gagliardini, Joao Mario, Kondogbia, Banega, Brozovic dhe, sulmuesit Palacio, Icardi, Biabiany, Eder, Perisic, Candreva,  Barbosa dhe Pinamonti.

Formacioni sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport do të jetë ky:

,,,

Ndeshjet e fundit mes Juventusit dhe Interit janë përmbyllur me dy fitore të Juventusit (2-0, 3-0), dy fitore të Interit (2-1, 3-0) dhe një barazim (0-0). Në ndeshjen e fundit në kuadër të Seria A me 18 shtator të vitit të fundit, fitues ishte Interi me rezultat 2-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button