Interesat e tetovarëve nuk janë kazinot, por rrugët e rregulluara dhe asfaltuara!

Sa po të futeni në qytet, po sa ta kaloni stadiumin e qytetit, rruga që dërgon drejt qendrës Tetovës, është në gjendje katastrofale si në mesjetë. Komunikacion i ngarkuar, rrugë me gropa të thella gati gjysmë metër, nëse futesh në të mund edhe rrota e veturës të të ngel aty. Punët që i hapi Komuna e Tetovës, para zgjedhjeve, gjoja për të rregulluar kanalizimet, problem ky shumëvjeçar dhe i pa zgjidhshëm për shumë kryetarë komunash. Stina e Dimrit, ende e vështirësoj gjendjen e kësaj rruge, nga ngricat e mëdha është shkatërruar e gjithë infrastruktura. Kjo nuk është e vetmja rrugë gjendje kaq të rënd, qytetarët dhe njerëzit që vizitojnë Tetovën, për t’ju shmangur kësaj rruge, futen në rrugë tjera dytësore, konkretisht nëpër rrugët e mëhallës “Cetinsk”, që edhe kjo rrugë është në gjendje shumë të rënd, shpesh herë edhe me komunikacion të rënduar me gropa të ndryshme, borë në rrugë e shumë probleme tjera. Komuna e Tetovës as që interesohet të zgjidh problemet e qytetarëve, madje në disa raste ata ngurrojnë kur u thuhet se duhet shkuar në Tetovë, shkaku i gjendjes së rënduar të rrugëve. Të mos harrojmë, rruga për të cilët bëhet fjalë lidh dy shtete Maqedoninë dhe Kosovën.

Mungesa e infrastrukturës rrugore nuk është problemi i vetëm në këtë qytet, problemi tjetër është hapja e kazinove në çdo cep të qytet. Numrat shumë alarmante, Tetova sot numëron afër 50 kazino edhe atë të ndërtuara në vendet më të frekuentuara të qytetit, siç janë: qendra e Tetovës, kazinoja e re afër shkollës muzikës, kah korzoja e qyteti, e në shumë vende të tjera edhe po të mundohesh t’i tregosh nuk mundesh, sepse ka shumë. Të gjithë sot jemi të vetëdijshëm se në çfarë rrugësh të gabuara të dërgojnë lojërat e fatit. Pak ditë më parë, vdekja e një tetovari brenda kazinos tronditi një pjesë të madhe të qytetit por për çudi nuk tronditi aspak Komunën dhe “Zonjën e hekurt” të komunës. Në çfarë gjendje është qyteti gjithë e shohim, investimet marramendëse drejtohen për të ndërtuar kazino, e jo për të rregulluar infrastrukturën rrugore të qytetit, tani më “mesjetarë” sepse ashtu është shndërruar qyteti, FATKEQËSISHT! Kërkesat e banorëve të Tetovës janë të shumta dhe është e pa kapshme që të gjithë kërkesat të plotësohen, por të paktën duhet rëndësi më të madhe t’ju kushtohet rregullimit të rrugëve të Tetovës, zgjidhjen e problemeve të ujit, të mbeturinave dhe shumë problemeve tjera. Banorët e Tetovës, në zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen shumë shpejt, duhet të kenë kujdes se kush duhet votuar, kush do t’i udhëheq ata për 4 vitet e ardhshme. Të nderuar, kuptojeni, Interesi i tetovarëve nuk janë kazinot por rrugët që duhet rregulluar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button