“Irani, shteti që më së shumti mbështet terrorin në Lindjen e Mesme”

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis gjatë vizitës së tij në Japoni ka theksuar se Irani është shteti që më së shumti mbështet terrorin në Lindjen e Mesme.

Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit me homologun e tij në Tokio Tomomi Inada, Mattis ka thënë se administrata e Donald Trump do të veprojë në përputhje me marrëveshjet e sigurisë midis SHBA-ve dhe Japonisë të administratës paraprake amerikane.

“Japonia ka dhënë kontribute të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe partneritetin SHBA-Japoni. SHBA-të vlerësojnë thellësisht kontributet e Japonisë”, është shprehur Mattis.

Duke e krtikuar militarizimin kinez të ishujve artificialë në Detin e Kinës Jugore, sekretari Mattis ka vënë në pah se nuk do të jetë e përshtatshme që SHBA-të të ndërmarrin ndonjë veprim ushtarak në këtë drejtim.

Ndërkaq, në lidhje me Iranin, Jim Mattis ka vlerësuar se “Irani është shteti që më së shumti mbështet terrorin në Lindjen e Mesme. Iranit duhet t’i shpjegohet se veprimet e tij tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve”.

Duke potencuar se SHBA-të nuk do t’i shpërfillim veprimet e Iranit, Mattis ka shtuar se, megjithatë, Washingtoni zyrtar nuk planifikon kundërpërgjigje ndaj kësaj duke e rritur numrin e ushtarëve në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button