Shpediteri detyron shoferin të heqë flamurin serb nga kamioni

Një shpediter në Merdare ka detyruar një shofer serb që të heqë flamurin e Serbisë nga kamioni i tij.

Shpediteri që nuk deshi t’i përmendej emri, për portalin Koha.net ka thënë se derisa kontrollonte mallin, ka vërejtur se kamioni kishte flamuj serbë. Ai ka kërkuar që të hiqeshin flamujt nga kamioni, ndërsa shoferi kishte thënë se flamujt nuk janë provokues.

“Na kemi dal për ta kontrolluar mallin nëse është ashtu siç e kemi shkruar. Kur dolëm i pamë shenjat me flamurin e Serbisë. Unë i thash me ja heq. Fillimisht tha që nuk janë flamuj provokues, ndërsa unë i thash: ‘shiko kamionët tjerë nëse i kanë flamujt. Kap heqi menjëherë i thash’. Ai nisi t’i hiqte vetë ato”, ka thënë shpediteri për Koha.net.

Policia dhe Dogana e Kosovës nuk kishin vepruar njëjtë.

Në anën tjetër, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha në lidhje me këtë rast, ka thënë se Policia detyrat dhe autorizimet i realizon bazuar në ligjin për PK-në dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button