Lëvizja BESA: Komuna e Haraçinës po përmbytet nga mbeturinat

Lëvizja BESA dega Haraçinë ka reaguar lidhur me atw se në Komunën e Haraçinës menaxhimi i mbeturinave është në gjendje katastrofale: mbeturinat hidhen vend e pa vend, ndërsa , aty ku munde, edhe digjen në mënyrë të pakontrolluar.

“Ky keqmenaxhim me mbeturinat, përveç revoltës së madhe tek qytetarët e Haraçinës, të cilët paguajnë rregullisht që këto mbeturina të largohen nga komuna e Haraçinës dhe mos ta ndotin ajrin, por edhe ndotja e mjedisit është një problem jashtëzakonisht për banorët e kësaj komune. Madje, meqë këto mbeturina hidhen e digjen rrugës për në fshatin Grushinë, kjo e vështirëson edhe komunikacionin në këtë anë”, reagojnë nga Lëvizja BESA.

Për këtë arsye Lëvizja BESA – Haraçinë, duke qenë e bindur në mungesën e vullnetin dhe mungesën e vetëdijes së organeve komunale, kërkon nga institucionet përkatëse, siç janë Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe e Mjedisit Jetësor, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si edhe Komuna e pandërgjegjshme e Haraçinës, që urgjentisht të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi ekologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button