S’është kohë e kritikave, por e përkrahjeve

Të nderuar lexues, miq, gazetarë, analistë e intelektualë, situata politike pas mospajtimit dhe mosrënies dakort të koalicionimit të BDI-së me VMRO-në u rëndua dhe më shumë, gjendja politike është kaotike, amorfe e statike, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo gjëje, sidomos ndaj partive politike shqiptare. Nuk është momenti i kritikave, ofendimeve e përçarjeve, po i bashkimit, i platformës, deklaratës politike të përbashkët të partive tona shqiptare. Favoret politike në R. e Maqedonisë janë të kthyera në anën tonë, kurrë këtë pozitë të mirë politike shqiptarët se kanë patur, kurrë më të lidhur nuk kanë qenë, prandaj miq të dashur, duhet të jemi vigjilentë ndaj kësaj situate politike. Lufta për formimin e qeverisë së re është e ndarë në tre tabore politike: Një, tabori i platformës së përbashkët politike të partive shqiptare BDI, BESA, LR PDSH, të lidhur tok e nyje, kundruall dy partive maqedonase të përçara e të inatosura deri në paskajshmërii: VMRO e LSDM. Prandaj kjo Deklaratë e Përbashkët Politike të partive tona vetvetiu na imponon bashkimin e përkrahjen e të gjithëve. Prandaj apelojmë te të gjithë gazetarët dhe analitistë politikë një zërit t’i përkrahin e t’ju japin kurrajo partive tona. Aman, miq të dashur, ju lutemi, s’është koha e kritikave, por e përkrahjeve. Ne duhet përshëndetur gjestin e veprimit kundërshtues politik të Ali Ahmetit ndaj Gruevskit për mosformimin e qeverisë së re. Aty ku duhet kritikuar, do ta kritikojmë me të gjitha forcat tona argumentuese Ali Ahmetin, sikurse që e kemi kritikuar para fushatës e gjatë fushatës zgjedhore. Andaj duhet qenë real ndaj politikanëve tanë, aty kur duhet lëvduar do t’i lëvdojmë, aty kur duhet kritikuar do t’i sulmojmë ashpër. Tani në këtë situatë politike të favorshme nuk është e dobishme të nënçmojmë, përgojojmë, sharë e kritikuar Ali Ahmetin, po për hirë të gjendjes së volitshme politike ne duhet përkrahur jo vetëm  partitë opozitare, por plotësisht duhet perkrahur partinë e BDI-së, sepse pa këtë parti nuk mund të formohet, gjallërohet e zhvillohet qeveria e re në Maqedoni.

***

BDI-ja e mori përgjigjen nga votuesit, tani ka mbetur me tetëdhjetë mijë votues, është në prag të humbjes së saj, mjafon t’i humb dhe dhjetë mijë votuas për të mbetur parti dytësore, për të mbetur parti serioze e kryesore dhe në të ardhmen, nuk duhet vepruar si më parë, për interesat e saja partiake, por për interesat e popullatës shqiptare, e interesi parësor i shqiptarëve është Deklarata e Perbashkët Politike. Duhet të jemi të sinqertë, provimin e parë me mospranimin e qeverisë së re me VMRO-në e dha, tani ka mbetur të marrë notë poztive dhe me LSDM-në, pa lëshuar pe në asnjë pikë të Deklaratës Politike Shqiptare, atëherë jo që mbron nderin e vet partiak, po dhe nderin e popullatës shqiptare në këte R. të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button