Prekëse: Angelina Jolie nuk mund t’i ndalë lotët në Potoçari të Srebrenicës (FOTO)

Biseda me anëtaret e shoqatës “Nënat e Srebrenicës” dhe fotografitë e vendosura në Potoçari, aty ku prehen trupat e mijëra boshnjakëve të vrarë nga forcat serbe, e kanë prekur aq shumë aktoren e njohur Angelina Jolie, saqë ka qarë.

Ajo në Potoçar ka vendosur kurorë me lule.

Aktorja holivudiane të enjten ka arritur në Sarajevë bashkë me ministrin e jashtëm britanik,William Hague. Të premten në mëngjes ka takuar anëtarët e presidencës së Bosnjës. Jolie dhe Hague kanë marrë pjesë në konferencën “Ndalimi i dhunës seksuale dhe konflikte”.

Ajo tha se “dhunimi është njëri nga krimet më të mëdha kundër civilëve” dhe se “ky rajon ka kaluar nëpër luftë të tmerrshme”.

Sipas saj, ndihma ndërkombëtare për shumë njerëz në Bosnjë Hercegovinë ka arritur vonë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button