Merkel: Evropa e ka fatin në duart e saj

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon nga partnerët e saj evropianë që të tregojnë solidaritet gjatë zgjidhjes së sfidave me të cilat përballet.

Njeriu i parë i shtetit më të fuqishëm evropian dhe me ekonomi më të fuqishme para samitit të liderëve të vendeve anëtare të BE-së në La Valeta në Maltë deklaroi se Evropa vetë do të vendosë për fatin e saj, lajmërojnë agjencitë botërore. Merkel nga partnerët e saj evropianë kërkon që të gjithë të punojnë së bashku që të definohet roli i BE-së në mënyrë globale dhe të tejkalohen pengesat në marrëdhëniet euroatlantike.

“Evropa e ka fatin në duart e saj. Sa më shumë që jemi të pastër kur e definojmë rolin tonë në botë, aq më mirë gjithashtu do të kujdesemi për marrëdhëniet tona euroatlantike”, deklaroi kancelarja Merkel, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Njëra prej temave kryesore të samitit të BE-së në La Valeta është zgjidhja për fluksin e refugjatëve nga Afrika përmes Italisë që arrijnë në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button