Higuain: Juventus është si Reali, vetëm pa tifozë që i fishkëllojnë

Futbollisti argjenitinas Gonzalo Higuain, ka bërë një krahasim mes dy gjigandëve të futbollit, Real Madridin për të cilin luante dikur dhe Juventusin për të cilin luan aktualisht. Sipas tij, dy klubet kanë një mentalitet të ngjashëm fitues por i vetmi dallim mes tyre është se tifozët e “Klubit Mbretëror” kanë një qasje të theksuar kritike, raporton Anadolu Agency (AA).

Higuain mbrojti ngjyrat e Realit në periudhën 2007 – 2013.

Gjatë kohës sa luante në Madrid, ai shpesh herë kritikohej për rastet e huqura për të shëniuar gol.

Pas kësaj ai kalon në Napoli ku shfaqet si lojtari kyç i ekipit, dhe më vonë kaloi në Torino te Juventusi.

“Juventusi ka shumë ngjashmëri me Realin, gjithmonë është i gatshëm për të fituar. Megjithatë, tifozët e Juventusit nuk kërkojnë shumë si ata në Madrid. Fishkëllimat në adresë të lojtarëve të tyre nuk janë në frymën e tifozëve juventinë”, tha Higuain.

“Unë i jam falënderues Real Madridit dhe Napolit. Klubet ndërrohen sepse synoni të mësoni gjëra të reja. Është e rëndësishme dëshira që kam për të mësuar akoma më shumë”, tha më tej argjentinasi.

Këtë sezon Higuain ka luajtur 26 ndeshje konkurruese për “Zonjën e Vjetër”, në të cilat ka shënuar 18 gola.

Përveç klubeve të lartpërmendura në Evropë ai ka luajtur edhe për River Plate në Argjentinë, atje ku filloi karrierën e tij.

Në fanellën kombetare të Argjentinës ai ka regjistruar 67 paraqitje ku ka shënuar 37 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button