Kumanovë, këshilltarët shqiptarë braktisin Këshillin Komunal

Plani për punësimin i 48 personave dhe avancimit të kuadrove ekzistues në Komunën e Kumanovës kanë shkaktuar përçarje mes këshilltarëve komunal, njofton Alsat M. Këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së në shenjë revolte për numrin e vogël të shqiptarëve të planifikuar për avancim dhe punësim braktisën seancën e Këshillit.

Pavarësisht braktisjes së seancës, këshilltarët e partive maqedonase miratuan planin për punësimin e 48 kuadrove të reja, nga të cilët 31 maqedonas, 12 shqiptar dhe 1 rom. Nga 200 të punësuarit në Komunën e Kumanovë, 137 janë maqedonas, 31 shqiptarë, 26 serb, 1 rom dhe 5 të nacionaliteteve tjera që jetojnë në Kumanovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button