Surpriza tjetër e madhe e Era Istrefit vjen nga Suedia…

Që kur kënga e saj “Bonbon” mori përmasa ndërkombëtare, edhe emri i Erës u bë një prej më të përmendurve në krye të listave. Kënga hit që kaloi ҫdo pritshmëri të këngëtares dhe produksionit me të cilin ajo bashkëpunon, ka marrë së fundi edhe një triumph të shtuar. Gjatë kësaj të marte, Era është nderuar me një “Golden Record” nga kompania “Sony Music” në Suedi. Lajmin e ka ndarë me miqtë vetë artistja në Instagramin e saj, duke shprehur mirënjohjen për ҫmimin e dhënë.

Aktualisht, Era ndodhet në Suedi për të përfunduar këngën e re, në bashkëpunim me producentët norvegjezë “Kream” dhe kompozitoren “Iman”. Artistja ka lajmëruar se brenda muajit shkurt, kënga do të dalë në tregun muzikor, megjithatë, asgjë nuk është ende e sigurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button