Ristovska hedhë poshtë informatat se është takuar me Zaevin

Prokurorja e ekipit të Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, nëpërmjet një reagimi, hedhë poshtë informatat e mediave të afërta me VMRO-DPMNE-në, të cilat sot, publikuan një video për ashtu siç deklaronin, takim të fshehtë të Ristivskës me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofotn Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se adresa ime e banimit nuk është në “Rruga Albert Ajnshtajn në Shkup” dhe se informatat për takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në mediat “Kurir”, “Republika”, “Veçer”, por edhe të portaleve “Markukule”, “Plus24” dhe “Netpress” janë plotësisht të pasakta. Duke e pasur parasysh se informatat e publikuara janë të pasakta, ndërkaq unë si palë përfshirëse fare nuk jam përfshirë, kërkoj që demanti të publikohet pasi që me këto informata të pasakta dëmtohet reputacioni im. Njëkohësisht ju tregoj se publikimi i demantit, në bazë të dispozitave ligjore është i patjetërsueshëm”, thotë Ristovska në reagim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button