Maqedoni, asgjë s’i ndalon deputetët që vet ta konstituojnë Kuvendin

As në mënyrë ligjore, por as kushtetuese, deputetët nuk ndalohen që vet ta mbarojnë punën e konstituimit të Parlamentit, por i ndalojnë lojërat politike dhe mënyra e funksionimit të politikës në Maqdoni, shkruan Vlora Reçica për Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

Neni 21 thotë se Kuvendi nga radhët e deputetëve zgjedh kryetar dhe nënkryetarë të kuvendit.

Edhe pas një muaji nga seanca kosntituive, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk mund të funksionojë, ndërkaq njëra ndër arsyet kryesore është mungesa e vullnetit politik të partive që të arrijnë një kompromis për çfarëdo zgjidhje. Sipas nënti 21 të Rregullores së Kuvendit, deputetët munden nga radhët e tyre të zgjedhin kryetar dhe nënkryetarë të Kuvendit. Për të funksionuar ç institucionet ata patjetër duhet të presin që të formohet Qeveri. Nuk është patjetër që të presin as urdhër nga partia, nëse të paktën një herë e marrin iniciativën, atëherë është e mundshme që ndoshta do të vendoseshin edhe ç pushtet i fortë në shtet. Por gjithsej tani për tani asnjë parti nuk merret me atë që ë ndermirët iniciativë.

Sipas nenit 66 të Rregullores, grupet parlamentare mund të thirrin seancë. Kuvendi për momentin ndodhet në gjendje të vazhdueshme konstituive dhe nuk mund të ndërmerr asnjë aktivitet. Ajo plotësisht varet nga Qeveria e re, kushdo që ta formojë, VMRO-DPMNE, LSDM, ose Qeveria e Gjerë.

As ligjërisht, por as me Kushtetutë, deputetëve tanë nuk u pengon asgjë që ta mbarojnë procesin e konstituimit të Kuvendit, por sigurisht të njëjtën i ndalojnë lojërat politike dhe mënyrat se si funksionojnë politikat në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button