Mavraj në ekipin e vitit në Gjermani

Mërgim Mavraj padyshim se është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani. Kjo dëshmohet edhe në statistika e fakte, kurse së fundi është zgjedhur edhe në ekipin më të mirë të sezonit vjeshtor.

Ai hyri në këtë formacion nga uebfaqja zyrtare e Bundesligës, duke lënë shumë emra të njohura prapa, shkruan albinfo.ch.

Mavraj në mbrojtje është bashkë me David Alaba, Sokratis Papasthopulos dhe Philip Lahm, kurse kanë mbetur jashtë futbollistë të njohur si Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Përsa i përket qendërmbrojtësve që kanë bërë më mirë në pjesën e parë të kampionatit gjerman, Mavraj ishte lojtari i dytë më i preferuar nga tifozët duke grumbulluar 26% të votave, vetëm 1% më pak se greku i Dortmundit Sokratis që ishte më i votuari. Me 30 mijë e 452 vota në total, ish lojtari i Kolnit la pas me rreth 500 vota, Mats Hummels-in, shkruan albinfo.ch.

Në 11-shen më të mirë të fazës së parë në Bundesligë, në portë është vendosur Manuel Neuer, në mbrojtje Alaba, Sokratis, Mavraj dhe Lahm. Mesfusha përbëhet nga dy talentet e Borussias së Dortmundit, Pulisiq dhe Dembele, si dhe Thiago Alcantara i Bayernit, ndërsa në sulm Aubameyang-Lewandowski dhe Modeste.

Ekipi i Gjermanise

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button