BE-ja nga qershori e heqë kompensimin për roaming

Qytetarët e BE-së nga qershori i këtij viti më nuk do të duhet të paguajnë kompensim shtesë për roaming gjatë përdorimit të telefonave celular jashtë vendeve të tyre amë në territoret e shteteve të tjera të Unionit.

Vendimi i këtillë është sjellur në takimin e sotëm të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, me çka përfundimisht do të realizohet plani për “roaming pa pagesë” që Komisioni evropian e paralajmëroi që në fillim të vitit 2015, transmeton MIA.

“Nga 15 qershori evropianët do të mund të udhëtojnë në kuadër të BE-së pa paguar kompensim për roaming”, deklaroi nënkryetari i Komisionit evropian i angazhuar për treg të vetëm digjital, Andrus Ansip.

Realizimi i këtij plani deri më tani ishte shtyer për shkak të kundërshtimit të operatorëve mobil në disa nga fuqitë e mëdha turistike, si Italia dhe Spanja, të cilët u kërcënuan me rritje të çmimeve për shfrytëzuesit vendor, në mënyrë që ta kompensojnë humbjen që do ta kenë me heqjen e kompensimit për roaming.

Ata pohonin se në situatë të tillë “evropianët më të varfër nga Jugu, do të duhet të paguajnë për më të pasurit e Veriut”.

Para se të hyjë në fuqi, ky vendim duhet të miratohet nga Parlamenti evropian, që pritet të jetë vetëm formalitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button