Francë, kandidati presidencial Fillon në qendër të kritikave të mediave

Kandidati presidencial francez, François Fillon, është përballur me një sërë kritikash nga mediat të cilat pohojnë se ai nuk është tërhequr nga pozita e këshilltarit të paguar në një korporatë financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në cilësi të kandidatit për zgjedhjet presidenciale, ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në grupacionin “Ricol Lasteyrie”, e cila për shërbimet e tij ka paguar të paktën 200.000 euro për katër vite e gjysëm”, pohoi ueb faqja investigative Mediapart, e cila thotë se Fillon ka mbajtur postin e këshilltarit të Lartë, që  është konfirmuar edhe nga kreu i korporatës, Rene Ricol.

Kandidati presidencial asnjëherë nuk ka publikuar angazhimin e tij.

Akuzat e bëra sot vijnë në vazhdën e kritikave tjera në emër të kandidatit konservator, për të cilin thuhet se ka paguar 1 milion euro fonde publike në llogari të gruas dhe dy fëmijëve të tij, për punë joekzistente.

Në një artikull të botuar nga javorja investigative Le Canard Enchaine, thuhet se Penelope Fillon u pagua mbi 830.000 euro për rolin e saj “asistente parlamentare”, dhe 100.000 euro tjera për kontributin në revistën Revue des Deux Mondes, e cila botohet nga një mik i familjes.

Javorja pohon se Fillon u ka paguar dy nga pesë fëmijëve të tij , 84.000 euro për punën e kryer në cilësi të “asistentëve parlamentarë”.

-Hetimet

Megjithëse është e ligjshme për deputetët francezë të punësojnë anëtarët e familjes, Le Canard Enchaine shkroi se puna e asistentes ishte një pozicion i trilluar dhe se Penelope Fillon në të vërtetë kurrë nuk kishte punuar.

Këto akuza çuan prokurorët financiarë të marrin në pyetje Fillonin, gruan e tij dhe pronarin e revistës.

Në një deklaratë të publikuar, çifti tha se “ishin marrë në pyetje me vet kërkesë dhe se kishin ofruar elemente të dobishme për zbardhjen e së vërtetës”.

Hetuesit policorë të martën kanë kontrolluar zyrën e Fillonit në Kuvend për prova për punën e gruas të tij.

“Ata zbuluan se ajo nuk kishte kartelë të sigurisë as ndonjë e-mail zyrtar atje”, shkroi gazeta Le Parisien.

Fillon më parë hodhi poshtë raportet duke pretenduar se puna e gruas së tij ka qenë e vërtetë, duke cituar shembuj të detyrave që ajo ka kryer në vitet 1990 dhe 2000.

Kandidati presidencial tha se do të tërhiqet nga gara nëse kundër tij ngritet kallëzim penal ose hetim kriminal.

Një sondazh i publikuar të martën ka treguar se 76 përqind e votuesve nuk janë të bindur për pafajësinë e tij.

Ndërkohë WikiLeaks të mërkurën publikoi në Twitter se posedon mbi 3.600 dokumente që kanë të bëjnë me Fillonin dhe mbi 1.100 për kandidaten presidenciale të Frontit Nacional, Marine Le Pen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button