Nuhiu në promovimin e studentëve të diplomuar në Fakultetin për Siguri

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot mori pjesë në promovimin solemn të studentëve të diplomuar në Fakultetin e Sigurisë.

Siç kumtoi MPB, Nuhiu ka theksuar se Ministria si institucion është ihapur për bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm me Fakultetin për Siguri dhe në emër të qëllimeve të përbashkëta që i zbatojnë dy institucionet – standarde të larta arsimore dhe edukative në pajtim me trendet bashkëkohore në sferën e sigurisë, transmeton MIA.

“Asnjë shoqëri nuk mund të shpresojë për sukses pa ndjekjen dhe zbatimin praktik të njohurive të reja shkencoro-hulumtuese, pa avancimin e vazhdueshëm arsimor të personave të cilët e përbëjnë institucionin dhe pa korrespondonim real midis teorisë dhe praktikës, që vërtetohet përmes praktikave të shoqërive bashkëkohore dhe të zhvilluara. Veçanërisht që siguria paraqet jo vetëm sferë vëllimore por edhe mjaft dinamike të punës. Shpresoj se shumë prej jush do ta gjejnë vendin e tyre në shoqëri, duke e dhënë maksimumin e vet si në emër të ambicieve personale ashtu edhe në emër të nevojës për zhvillim të shpejtë dhe dinamik të shtetit tonë”, ka theksuar ministri Nuhi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button