Më 9 shkurt shqyrtohet lënda për ekstradimin e Haradinajt

Në seancën gjyqësore në Francë sot u bë paraqitja e materialit nga Serbia, kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkaq javën e ardshme, më 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ektraduese të Haradinajt në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e ka bërë të ditur, Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Arianit Koci i cili në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrotjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet më datën 9 shkurt 2017. Asgjë nuk e ndal!”

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në bazë të një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Ndërkaq, më 12 janar ai u lirua me kusht nga autoritetet franceze, ku Gjykata e Apelit në Colmar deklaroi se janë në pritje të dokumenteve të nevojshme nga qeveria e Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe Haradinaj do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe në bazë të lirimit me kusht, ai është i detyruar të paraqitet dy herë në javë tek policia franceze dhe i kufizohet ardhja e tij në Kosovë.

Haradinaj edhe në vitin 2015 ishte arrestuar në Slloveni dhe më pas ishte liruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button