BE: Nuk do të lejojmë që Londra ta shfrytëzojë vetëm atë që i përgjigjet

Negocuesi i Parlamentit Evropian për Bregzit, ish kryeministri belg  Gi Verhofstad deklaroi se BE-ja nuk do të lejojë që kryeministrja britanike Tereza Mej t’i shfrytëzojë vetëm ato përfitime nga anëtarësimi në Union, që Britania e Madhe do të dëshironte t’i mbajë, sepse i përgjigjen, transmeton MIA.

“Neve na nevojitet partneritet i ndershëm dhe korrekt. Britania nuk mund të sigurojë status të vendit jashtë BE-së, i cili do të ishte më i volitshëm se ai që e kanë vendet anëtare”, deklaroi Verhofstad për Bi-Bi-Si, duke porositur se me atë nuk do të pajtohet asnjë obligues tatimor evropian.

Verhofstad konsiderohet aleat i fuqishëm i BE-së dhe i idesë për lidhje më të fuqishme në Union, pra si kritik i shpeshtë i pozitës së deritanishme britanike në bllok, pritet të jetë anëtari “më i ashpër” i ekipit negociues të Brukselit, kur të fillojnë negociatat për Bregzit.

“Megjithatë BE-ja duhet të jetë zemërgjërë në këtë proces, jo vetëm ndaj Britanisë së Madhe si anëtare e paradokohshme, por posaçërisht ndaj atyre në vend të cilat në referendum votuan për mbetje në Union”, konsideron Verhofstad.

Sipas këtij anëtari të bllokut liberal në Parlamentin Evropian, disa nga volitshmëritë ndoshta duhet t’u jepen këtyre njerëzve.

Në referendumin më 23 qershor të vitit të kaluar shumica e britanikëve votuan për braktisje të BE-së,  por mbi 16 milion persona u përcaktuan kundër Bregzitit.

Numri më i madh i votuesve në Skoci dhe një shumicë e madhe e irlandezëve veriorë ishin për mbetje në BE, si dhe numri më i madh i tetë milion banorëve të Londrës.

Qeveria në Skoci dhe ministri i saj i parë Nikolla Starxhen, menjëherë pas referendumit kërkoi që krahina të fitojë status të veçantë në BE.

Status të veçantë  në korrnizat e Mbretërisë së Bashkuar kërkon edhe lideri i partisë irlandeze Shin Fein, Xheri Adams, ndërsa qeveritë në Edinburg dhe Kardif u paraqitën me kërkesë që Skocia dhe Uellsi të kenë lidhje me tregun e vetëm të BE-së edhe pas tërheqjes së tërësishme britanike nga Unioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button