Moti i ligë në Afganistan mori pothuajse 50 viktima

Të paktën 47 persona vdiqën gjatë tre javëve të fundit si pasojë e të ftohtit dhe borës së rrëmbyeshme në provincën afgane Xhuzxhan.

“Të reshurat sollën  kufizim të qasjes deri te institucionet shëndetësore dhe mbylljen e rrugëve”, deklaroi Rahmatulla Hashir, guvernator i qarkut Darzab.

“Dhjetë gra kanë lindur foshnje të vdekura, sepse  nuk kanë pasur qasje deri te institucionet shëndetësore gjatë javëve të fundit”, theksoi Hashir.

Ai citoi se dy fëmijë kanë vdekur, pasi janë ngujuar nga orteku.

Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës deklaroi se autoritetet mundohen ta japin ndihmën e nevojshme për të pësuarit nga moti i ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button