Serwer: Ata që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut

Pyetjes se a ia vlen vazhdimi i dialogut pas provokimeve që po i bën Serbia, i përgjigjet analisti amerikan i politikave ndërkombëtare, Daniel Serwer, në një intervistë për RTK-në, duke thënë se ‘po’. Madje, sipas tij, vetëm ata, që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut.

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sipas Daniel Serwer duhet të sjellë rezultate të balancuara për të dyja palët, gjë që ka ndodhë edhe në të kaluarën.

Ai ka thënë se në të dyja anët, sa i përket dialogut, ka mjaft ndjenja të forta dhe nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe e cila është e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme”, tha Server për RTK-në.

Të qenit pro dialogut sipas Serwer e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Por disa njerëz nuk janë të interesuar për nënshtetësinë e Kosovës por në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. sipas këndvështrimit tim nëse jeni patriot kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse doni që të shkrihet Kosova në një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi Serwer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button