Lavrov: Mund të shqyrtohet mundësia për zona të sigurta në Siri

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, duke folur në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se “Do të krijojë zona të sigurta në Siri”, ka thënë se mund ta vlerësojnë mundësinë e krijimit të zonave të tilla në koordinim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryediplomatin e Eritresë, Osman Muhammed Saleh, Lavrov ka theksuar se deklarata e presidentit Trump për krijimin e zonave të sigurta në Siri do të do të bëhet e qartë gjatë takimeve me Washingtonin zyrtar.

Lavrov ka vënë në pah se propozimi i Donald Trump për zonat e sigurta duket si një hap për lehtësimin e gjendjes së refugjatëve në Evropë dhe me theks të veçantë, në shtetet fqinje të Sirisë.

“Nëse synohen zona në të cilat personat të cilët kanë humbur shtëpitë në Siri mund të jenë të sigurtë për një kohë dhe mund të pranojnë ndihma, atëherë mund të mendohet krijimi i zonave të këtilla në koordinim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Regugjatë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Lavrov.

Lavrov ka nënvizuar se janë të gatshëm për bashkëpunim drejt përmirësimit të gjendjes humanitare në Siri, megjithatë, sipas tij, kjo duhet të bëhet në koordinim me regjimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button