Kandidati për president në Francë, François Fillon: Mos më sulmoni kot!

Kandidati i qendrës së djathtë për president në zgjedhjet e ardhshme në Francës, François Fillon, në një fjalim të mbajtur në Paris gjatë një mitingu tha se ndaj tij janë duke u drejtuar akuza të pabaza, raporton Anadolu Agency (AA)

Duke vënë në dukje se këto akuza drejtohen ndaj tij vetëm 3 muaj para zgjedhjeve presidenciale, Fillon ka injoruar akuzat e lëshuara ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka shtuar: “Bashkëshortja ime që nga fillimi deri më tani është pranë meje. Nuk kam asnjë gjë për të fshehur. Mundohen të më godasin përmes Penelope-s. Nëse do të më sulmoni më sulmoni mua dhe bashkëshorten time lëreni të qetë.”

Gazeta franceze “Le Canard Enchaine”, përmes një shkrimi pretendoi se Penelope ka punuar për bashkëshortin e saj François Fillon që pre vitit 1998 si këshilltare dhe se ka marrë fitime pa të drejtë.

Ndërsa portali i lajmeve Mediapart pretendon se Fillon gjatë viteve ‎2205-2007 ndërkohë që ishte senator, ka marrë për vete pa të drejtë pagesën që ishte ndarë për ndihmësit e tij. Sipas lajmit Fillon pagesën prej 25 mijë eurove e cila i takonte ndihmësve të tij e ka ndarë me senatorë të tjerë. Në lajm thuhet gjithashtu se edhe pse ndaj tij u hap një proces gjyqësor në vitin 2009 ai nuk u finalizua për shkak se Fillon ishte në detyrë si Kryeministër.

Fillon më parë kishte deklaruar se nëse ndaj tij hapet ndonjë proces gjyqësor ai do të tërhiqet nga gara, ndërkohë republikanët nuk kanë ndonjë alternativë tjetër për kandidat. Nga ana tjetër kandidati i cili doli i dyti pas Fillon në zgjedhjet e republikanëve, Alain Juppe tha se nuk ka ndërmend të jetë kandidat në vend të Fillon, nëse ai tërhiqet.

Ndërsa anketat tregojnë se këto sulme dhe pretendime kanë bërë që popullariteti i Fillon të ulet ndjeshëm.

– Hamon: E majta drejtoi sytë nga e ardhmja

Zgjedhjet paraprake në Partinë Socialiste të Francës u fituan nga Benoit Hamon. Në një fjalim të mbajtur me këtë rast ai ka thënë se e majta në Francë ka nisur të bashkohet. “E majta ngriti kokën lart dhe kthehu sytë nga e ardhmja. Vendi jonë ka nevojë për një të majtë moderne dhe novatore. Duhet të hapim një faqe të re në historinë tonë.”

Hamon në fjalimin e tij ka rikujtuar se sa herë që e majta e Francës është bashkuar ka korrur sukses në politikë. Ndërsa ish-kryeministri Manuel Valls i cili doli i dyti në këto zgjedhje, bëri thirrje për një mobilizim të socialistëve për fitore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Partinë Socialiste të Francës, të zhvilluara ditën e djeshme, votuan 1 milionë e 100 mijë persona. Sipas rezultateve paraprake Hamon mori 58.65 për qind të votave, ndërsa 41.35 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button