Gaga do të ‘komandohet’ nga meshkujt

Edhe pse në punën që bën është shumë dominante, Lady Gaga ka thënë që nuk është e njëjta gjë në lidhjen e saj me Taylor Kinney.

Këngëtarja në një program të mëngjesit në pyetjen se a pëlqen të dominojë edhe në një lidhje dashurie ka thënë ‘Ai është më i vendosur për çdo gjë. Edhe ai ka punën që e lodh dhe kur vjen në shtëpi unë mundohem t’i bëj të gjitha që të jetë rehat. Sa e shoh që është duke ardhur vrapoj në kuzhinë për t’i përgatitur darkën”, ka thënë Gaga, ndërsa habia e moderatorës ka qenë më se e dukshme.

Gaga gjithashtu ka theksuar se pas punëve dhe angazhimeve të shumta që ajo i ka, nuk ka kohë që edhe në lidhje të dominojë. “Gjithë ditën komandoj njerëz se çfarë të bëjnë dhe gjëja e fundit në këtë botë është që edhe në shtëpi të komandoj. Në lidhje nuk është mirë kur mashkullit i tregoni ju çfarë duhet të bëj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button