Tre ditë pas ndalesës së hyrjes së myslimanëve, mbreti i Jordanisë viziton SHBA-në

Mbreti i Jordanisë Abdullah II, të hënën do të nis vizitën e tij zyrtare në Washington.

Vizita e mbretit jordanez në SHBA, vjen vetëm tre ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së myslimanëve nga shtatë shtetet kryesore myslimane dhe gjithashtu pezulloi programin e refugjatëve.

Media shtetërore e Jordanit ka njoftuar se Mbreti Abdullah do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit dhe me anëtarë të Kongresit amerikan, transmeton Gazeta Express.

Por në njoftimin zyrtar të vizitës së mbretit në SHBA nuk është përmendur ndonjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Jordani, shtet pro-perëndimor, është në mesin e shteteve që preken nga ndalesa e udhëtimit, vendim të cilin Trump e morri për shkak të shqetësimit të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, Jordania konsiderohet aleat i SHBA’së. Ky shtet mysliman bënë pjesë në koalicionin ajror kundër grupit militant Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button