Francë, sot votimi në Partinë Socialiste për kandidatin presidencial

Anëtarët e Partisë Socialiste të Francës e cila është në pushtet, votojnë sot në raundin e dytë të votimeve paraprake për përcaktimin e kandidatit për president në zgjedhjet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këto zgjedhje garojnë ish-ministri francez i Arsimit, Benoit Hamon dhe ish-kryeministri i vendit, Manuel Valls.

Në të gjithë vendin janë ngritur 7.530 qendra votimi, ndërkohë në këto zgjedhje pritet të marrin pjesë 2 milionë votues.

Hamon ka përdorur të drejtën e tij të ushtrimit të votës në jugperëndim të Parisit, në Trappes, ndërsa Valls në Evry, rajon ky që ndodhet në jug të Parisit.

Kutitë e votimit pritet të mbyllën në orën 19:00 sipas orës lokale.

Gjatë turit të parë votuan 1.7 milionë zgjedhës. Në këto votime Hamon mori 36.03 për qind të votave, ndërsa Valls mori 31.48 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button