Francë: Shqetësim për masat kundër migrimit të Donald Trumpit

Franca ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trumnp, për ta suspenduar imigrimin nga disa vende me popullatë shumicë myslimane, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

“Kjo vetëm mund të na brengosë neve”, tha sot ministri i jashtëm i Francës Jean-Marc Ayraul.

“Mirëpritja e refugjatëve të cilët lagohen nga lufta dhe shtypja është pjesë e detyrës sonë”, tha ministri francez në Paris, gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me zyrtarin e lartë gjerman, Sigmar Gabriel.

Mbrëmë, zoti Trump i ka nënshkruar disa urdhëra ekzekutivë, me të cilët refugjatëve nga Siria u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe suspendohen vizitat e shtetasve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button