Merr detyrën ministri i ri i Jashtëm gjerman

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se Evropa, partneriteti transatlantik me Shtetet e Bashkuara dhe multikulturalizmi do të mbeten vlera thelbësore të politikës së jashtme gjermane, transmeton REL.

Në një fjalim për diplomatët në Berlin, pasi mori detyrën nga Frank-Walter Steinmeier, Gabriel tha se lëvizjet populiste kanë shfrytëzuar frikat e njerëzve me premtime për prioritete të reja kombëtare.

Ai tha se do të ishte “gabim i madh” lëvizja e politikës në atë drejtim.

Gabriel tha se Gjermania duhet të reagojë me vetëbesim ndaj ndryshimeve politike që po ndodhin në SHBA, nën presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai tha se do të takojë të zgjedhurin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Emërimi i Tillersonit pritet të miratohet nga Senati javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button