Merkel dhe Olland apelojnë për unitet të Evropës

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransoa Olland sot e potencuan domosdoshmërinë nga uniteti evropian para rritjes së kanosjeve të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë edhe intensifikimin e populizmit në Evropë dhe kanosjeve të SHBA-së që të heqin dorë nga tregtia e lirë.

“Evropa po ballafaqohet me sfida të mëdha të brendshme dhe të jashtme, me të cilët mund të ballafaqohemi vetëm nëse punojmë së bashku. ka nevojë për angazhim të përbashkët të sinqertë në Bashkimin Evropian, për atë që e kemi arritur dhe për vlerat e demokracive tona liberale demokratike”, theksoi Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Ollandin në Berlin, transmeton MIA.

Olland si kanosje të madhe për BE-në i theksoi populistët.

“Që të jemi të sinqertë, kanosje për Evropën nuk është vetëm nga jashtë. Ka kanosje edhe nga brenda. Kjo është rritja e ekstremizmit, i cili po i shfrytëzon faktorët e jashtëm që të shkaktojë përçarje brenda”, theksoi Olland.

Ai si sfidë për BE-në e vlerësoi edhe administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, posaçërisht qëndrimi për rregullat tregtare dhe qëndrimi për tejkalim të konflikteve botërore.

“Duhet të bisedojë me Donald Trampin për shkak se ai është zgjedhur për president të SHBA-së nga amerikanë, por këtë duhet ta bëjë me bindje evropiane dhe për mbrojtje të interesave dhe vlerave tona”, theksoi Olland.

Edhe Merkel shprehi shqetësim nga ndodhitë e fundit në SHBA, por nuk saktësoi.

“Sfidat e reja e rrezikojnë mbrojtjen e shoqërisë së lirë, si dhe tregtinë e lirë”, theksoi Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button