??Shkupi dhe Shkëndija kërkojnë titullin në boks

Të shtunën që vjen, (29 mars), Shtipi është nikoqir i garave të Ligës së parë të boksit në Maqedoni., ndërsa në këtë kampionat do të marrin pjesë 12 ekipet më të mira, përfshi këtu edhe tri klubet shqiptare, KB Shkupi nga Shkupi, KB Shkëndija nga Tetova dhe Sindi nga Struga.

Boksierët KB Shkupi e presin të gatshëm këtë kampionat ku shpresojnë në fitore të reja duke synuar titullin e kampionit. Boksierët e Shkupit vitin e kaluar u shpallën nënkampion, ndërkohë titullin e kampionit e mbron KB Bargalla nga Shtipi.

Me ambicie të larta gjithashtu drejt Shtipit udhëtojnë edhe boksierët e klubit tetovarë të Shkëndijës të cilët disponojnë me shumë boksier në pothuajse të gjitha kategoritë duke filluar që nga kadet, junior dhe senior.

Trajneri i KB Shkëndija Halim Abazi ka thënë: “Klubi është përgatitur seriozisht për këtë vit, pasi që vitin e kaluar  nuk arritëm të bëhemi kampion, shkaku se gjatë garave përpos mungesës së mjeteve, nuk kishim edhe shumë boksier cilësor. Ky vit do jetë edhe më i suksesshmi dhe jam i bindur se do jemi kampionë të vendit”’, ka potencuar Abazi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button