Lëshohet në përdorim trafostacioni i ri në Banjeshnicë të Gostivarit

EVN Maqedoni lëshoi në shfrytëzim trafostacionin e ri të tipit kompakt-beton në vendbanimin Banjeshnicë – komuna Gostivar. Trafostacioni është ndërtuar bashkërisht mes EVN – Maqedonisë dhe komunës së Gostivarit.

Qëllimi i këtij investimi është për të përmirësuar kushtet e këqija të tensioneve me të cilat ballafaqohet popullsia lokale, të cilat momentalisht janë furnizuar me energji elektrike nga dy trafostacione distributive të tjera – ?? 20/0,4 kV Vojnë dhe ?? 20/0,4 kV Banjeshnicë, përmes lidhjeve të gjata dhe të mbingarkuara të nivelit të ulët.

Me këtë investim tejkalohen epërsitë dhe janë krijuar kushtet teknike për kyçje në numrin më të madh të objekteve të reja në këtë rajon. Trafostacioni i ri është ndërtuar si investim i përbashkët nga ana e EVN Maqedonisë dhe nga komuna e Gostivarit. Në hapjen solemne të trafostacionit në vendbanimin Banjeshnicë morën pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta dhe përfaqësues nga EVN Maqedoni.

Me ndërtimin e trafostacionit të ri në vendbanimin Banjeshnicë dhe të rrjetit të tensionit të mesëm për kyçje nga aspekti teknik janë bërë pikat në vijim: është lëshuar 20Kjo linjë kabllore me gjatësi prej 350m, është ndërtuat trafostacion i ri kompakt-beton dhe është rindërtuar transformator energjetik prej 630 kV?, gjithashtu është ndërtuar rrjet nëntokësor i tensionit të ulët me gjatësi prej 300m.

Lajme të ngjashme

Back to top button