Metoda natyrale për thonj të fortë e të shëndetshëm

Dëshironi thonj të shëndetshëm por jo gjithmonë arrini t’i keni ato.

Thonjtë e dobët, të zverdhur dhe që këputen lehtësisht vijnë si rezultat i kequshqyerjes, problemeve shëndetësore dhe ndikimit të jashtëm .

Mund të mos jeni duke marrë sasi të mjaftueshme të vitaminave A dhe B, kalcium, hekur dhe zink.

Problemet shëndetësore si anemia, reumatizma, problemet e qarkullimit të gjakut apo tiroidja ndikojnë po ashtu në dobësimin e thonjve.

Ja disa këshilla të shpejta që ju ndihmojnë nëse keni probleme të tilla, shkruan Living.

Trajtim me vaj ulliri dhe limon: Bashkoni në një enë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Më pas lani duart mirë dhe fshijini me napë pambuku. Më pas masazhojini derisa lëngu të penetrojë në lëkurë. Duhet ta përsëritni këtë veprim deri në dy deri në tre herë në javë.

Uthull e bardhë rrushi, birrë dhe vaj ulliri: Kjo metodë është një ndër më të mirat për trajtimin e thonjve të dobët dhe të brishtë. Në një enë bashkoni nja një lugë gjelle përkatësisht me birrë, vaj ulliri dhe uthull të bardhë rrushi. Ngrohni në zjarr të avashtë tre përbërësit dhe pasi të ftohen, lyeni thonjtë dhe mbulojini me fasho. Mbajeni kështu gjatë gjithë natës.

Mjaltë, vezë, vaj ulliri dhe grurë i zier: Gruri duhet të zihet një natë më parë që të jetë gati për përdorim. Duhet të arrijë pak a shumë formën që na duhet kur bëjmë ashuren. Më pas merrni një lugë nga ai dhe bashkojeni me një lugë gjelle mjaltë , disa pikë vaj ulliri dhe të verdhën e vezës. Masën ruajeni në një vazo të vogël qelqi për 24 orë në errësirë. Më pas vendoseni mbi thua dhe mbajeni për disa orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button