Veton Surroi: Mjafton një “tren rus” që të ndizet ndjenja e pasigurisë

Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar dialogë për paqen tash e 7 vite, por sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk jetojnë në paqe.
Surroi i ka bërë këto komente në një debat të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Surroi ka thënë se ka mjaftuar një tren që ta ndez ndjenjën e pasigurisë, transmeton Lajmi.net.

“ Mjafton një incident si ai i trenit rus, e të ndizet ndjenja e pasigurisë, e paralajmërimit të dhunës”, ka thënë Surroi.

Po ashtu në Ipeshkvinë e Kosovës, u shtjellua porosia e Papës për paqe, si linja e vetme dhe e vërtetë e përparimit.

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, që ishte panelist, tha se Papa Françesku ka përkujtuar dy luftërat botërore të shekullit të kaluar që kanë sjellë shkatërrim e vdekje, pasoja që kanë arritur edhe në ditët e sotme me një numër të madh konfliktesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button