Osmani: Vështirë të koalicionojmë me VMRO-në, pa pranim të euro-integrimet dhe platformës shqiptare

“Pa u pranuar platforma e tre partive shqiptare për statusin e shqiptarëve në Maqedoni dhe pa një përcaktim të qartë për euro-integrimet, vështirë se mund të bëhet qeveri mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së. gjithashtu, insistohet brenda të mos ketë funksionarë të cilët janë nën hetim”, porositi mbrëmë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat M, duke aluduar në rastet e PSP-së.

“Kanë ngelur edhe 3-4 ditë, por kini në konsideratë se platforma është kusht pa të cilin s’mundet, gjuha shqipe është kusht pa të cilin s’mundet dhe saktësimi konkret i rrugës së integrimeve është kusht pa të cilin s’mundet me cilëndo parti politike që mund të bëj qeveri, e nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme” tha Osmani.

Osmani javën e kaluar në intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe, porositi se patjetër duhet respektuar rregulli për qeveri mes fituesve në zgjedhjet nga blloku maqedonas dhe shqiptarë dhe shtoi se Maqedoni ka presion që mos të respektohet Marrëveshja e Majit dhe parimi sipas të cilit “fituesi tek shqiptarët zgjedh partnerin fitues tek maqedonasit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button